Aurela Gaçe e vetëizoluar: Nuk mund t’i afrohem fëmijëve edhe për 10 ditë
5 min lexim - Publikuar 13:40, 17 Mars 2020
Ajo është padyshim një ndër këngëtaret më energjike të skenës muzikore shqiptare, e cila me performancat e saj elektrizon gjithë publikun.
Bëhet fjalë për Aurela Gaçen, e cila përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram tregoi se për shkak se ditët e fundit ka qenë në udhëtim me grupin e saj muzikor, i duhet të vetëizolohet për të mbrojtur veten, familjen dhe fëmijët.
“Ju sot, mund të luani brenda shtëpisë, të gatuani, kerceni etj, por ka gra, të cilat s’kanë mundur edhe për 9 muaj të bëjnë asgjë nga këto, në emër të “JETËS”. E ndërkohë që ju vazhdoni t’i përqafoni fëmijët, unë e gjithë grupi im, as nuk mundemi t’u afrohemi fëmijëve tanë, akoma edhe 10 ditë, pasi jemi vetëizoluar për shkak se kemi qenë në udhëtim. Prandaj, durim o miq, në emër të “JETËS” ! /tvklan.al