Aurela Gaçe tregon vështirësitë gjatë shtatzënisë së dytë
6 min lexim - Publikuar 14:48, 17 Mars 2020
Këngëtarja mjaft e dashur nga publiku, Aurela Gaçe përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram ndau me fansat një lajm, që shumë pak e dinin rreth shtatzënisë së saj të dytë.
Aurela tregoi se gjatë kohës që priste vajzën e dytë, “karantina” e saj zgjati 6 muaj e gjysmë sepse i duhet të qëndronte në shtrat në mënyrë absolute.
“Mbas në kohë. Nuk kam publikuar asnjëherë foto nga “ditët e karantinës time”, që zgjati 6 muaj e gjysëm, gjatë kohës që prisja vajzën e dytë. Fotoja e parë është gjatë kohës kur numëroja javët e fundit, teksa mundoheshim me mjekët që të arrinim të preknim muajin e 9. Periudha me vigona nëpër duar ishte 6 javore, e sigurisht as ulur nuk mund të qëndroja, por periudha përpara ishte gjithashtu shumë e vështirë. Mjekët më dhanë urdhër të qëndroja në shtrat në mënyrë absolute, qysh kur zbuluam shtatzëninë. Mendojeni pak, jo 1 ditë, jo një javë, jo një muaj. Nuk dihej sa mund të vazhdonte rreziku, kështu që isha e detyruar për shëndetin e jetën e asaj krijese që po rritej brenda meje”.
Dhimbja ishte edhe më e madhe për këngëtaren, pasi nuk mund
të kalonte dot kohë me vajzën e saj 4-vjeçare, Grace.
“Vajza e madhe, Grace, donte të flinte me mua, ta merrja në krahë, të luanim siç ishim mësuar të bënim çdo ditë. Unë sigurisht nuk mundesha dhe i flisja e i tregoja se nëse mami të ngre në krahë, ose pa dashje ti mund të godasësh barkun nëse fle me mamin, atëherë do lëndojmë motrën ose vëllanë, i thosha. Ajo mundohej të kuptonte, paçka se ishte vetëm 4 vjeç. Më puthte mua edhe barkun, aty ku paçka se nuk e shikonte, e dinte se po vinte një jetë e re. Ishte periudhë shumë e vështirë për të gjithë ne. Në foton e dytë, ishte momenti që do të shkonte me gjyshen e saj në plazh në javët e verës, e unë s’mundesha të isha me të, as për ta përcjellë tek dera, e as ta puthja e ta përqafoja për javë të tëra, ndërkohë që mami im ishte në shërbimin tim gjithë kohës. Gjatë kohës së rrezikut, arrita vetëm për 2 muaj e pak. që të ngrihesha e të kisha aktivitet, pastaj siç e shikoni në spital. Në atë kohë, as nuk postoja gjë, as i tregoja këto. A merzitesha? A qaja? Sigurisht që po, por arsyeja pse po e kaloja këtë “karantinim” ishte vetëm e vetëm për jetën e re që po vinte në familjen tonë”. /tvklan.al