Daniil Medvedev u dënua me një gjobë të majme për shkak të sjelljes së tij josportive në turneun e Australian Open. Penaliteti finaciar që ai duhet paguajë është më shumë se sa gjysma e shumës që ai do të përfitojë nga marrja pjesë në turne.
Medvedev, i cili ka shkuar në finalen e Autralian Open tre herë, u gjobit për shkak se përplasi raketën në rrjetë disa here, duke e dëmtuar në ndeshjen ndaj tajlandezit Kasidit Samrej. Në humbjen ndaj amerikanit Lernir Tien ai përplasi në anë të fushës pajisjet e tij, si edhe se nuk u paraqit në konferencën për shtyp pas lojës.
Rusi do të duhet që të paguajë 76 mijë dollarë, ndërsa të gjithë tenistët të cilët arrijnë në raundin e dytë të turneut përfitojnë 120 mijë dollarë.
Përgjatë karrierës së tij, Medvedev ka fituar mbi 45 milionë dollarë si tenist, ndërsa ka fituar edhe US Open në 2021.
Ndërsa Carlos Alcaraz u kualifikua për herë të dytë në çerekfinalet e Australian Open, pasi rivali i tij Jack Draper u tërhoq i dëmtuar kur po humbiste me rezultatin 7-5 6-1.
Spanjolli po bëne një paraqitje të mirë në ‘Rod Laver Arena’ kundër britanikut, i cili u detyrua të linte lojën pasi e kishte të pamundur të përformonte.
Kjo është hera e dytë që Draper u tërhoq i dëmtuar kundër spanjollit, ndërsa edhe në 2023 në Indian Wells për shkak të një dëmtimi në muskujt e barkut, e pati të pamundur të vazhdonte.
Klan News