Novak Djokoviç është eliminuar nga turneu i Brisbane nga vendi i 293 në renditjen botërore.
Një rezultat surprizë që pengon tenistin serb të fitojë trofeun e 100 në karrierën e tij.
Djokoviç u mund në çerekfinale nga amerikani Reilly Opelka pas 2 seteve lojë.
Novak Djokoviç rezistoi në të parin, por pa mundur ta marrë, ndërsa u dorëzua tërësisht në të dytin.
Vitin e kaluar Djokoviç arriti të fitonte dhe medaljen e artë në olimpiadë, një sukses që i mungonte.
Turneu i Brisbane paraprin grand slam e parë për 2025, Australian Open, i fituar 10 herë nga Novak Djokovic, që e ka nisur keq vitin.
Një sinjal ky që jep pak shpresë për tenisitin që ka thyer çdo rekord në këtë sport.
Tv Klan