Finalja e Australian Open do te jetë mes Jannik Sinner dhe Alexander Zverev. Tenisti gjerman kaloi në gjysmëfinale Novak Djokovic.

Përballë Zverev, tenisti serb rezistoi vetëm një set, ku u mposht 7-6. Djokovic vendosi të tërhiqej, pas problemeve të shfaqura në kofshë, duke i hapur rrugën Zverev për në finale.

Në krahun tjetër, Sinner triumfoi 3-0 me sete ndaj Ben Shelton. Italiani ishte dominues gjatë gjithë takimit, ku fitoi 7-6, 6-2 dhe 6-2.

Finalja e madhe e Australian Open, mes Sinner dhe Zverev është planifikuar të zhvillohet më 26 Janar. /tvklan.al