Tenisti italian, Jannik Sinner nuk zhgënjeu në çerekfinalen e Australian Open. 23-vjeçari triumfoi 3-0 me sete ndaj australianit Alex De Minaur.
Sukses i rëndësishëm për Sinner, që pret biletën e kualifikimit për në gjysmëfinale. Italiani fitoi 6-3, 6-2 dhe 6-1 me sete, duke mos e diskutuar kualifikimin.
Në gjysmëfinale, Sinner do të përballet me amerikanin Ben Sheton. Ky i fundit mposhti 3-1 me sete italianin tjetër, Lorenzo Senego.
Synimi është finalja e madhe, aty ku në rast kualifikimi, do të përballej me fituesin e Zverev-Djokovic. /tvklan.al