Më 12 Janar do të nisë grand slam i parë në tenis për këtë vit Australian Open. Organizatorët kanë menduar të rrisin me 11,6% fondin për pjesëmarrësit, duke e çuar në rreth 60 milionë Dollarë amerikanë.

Një veprim i tillë pritet të nxisë më rivalitet. Fituesi i turneut do të marrë gati 2,2 milionë Dollarë, ndërsa vetëm të kalosh me sukses turin e parë merr shpërblimi është 82 mijë Dollarë. Turneu i Australian Open kërkon të jetë në hap me grand slam e tjerë.

Italiani Jannik Sinner është kampioni në fuqi për meshkuj, ndërsa bjellorusia Aryna Sabalenka te femrat. Ky aktivitet i themeluar në 1905 do të zhvillojë këtë vit edicionin e 114.

Tv Klan