Turizmi shqiptar tërheq vëmendjen e austriakëve. Një ndër operatorët më të mëdhenj austriakë “BLAGUSS” programon të sjellë turistë perëndimorë në një guidë disaditore turistike në maj dhe tetor.
“Kompania “BLAGUSS” që është pra operatori më i madh privat. Pa parë vendin ka marrë përsipër dhe ka bllokuar dy periudha në maj dhe në tetor për të sjellë turistë dhe do të botohet në broshurat e tyre që janë rreth gjysmë milion kopje dhe gjatë kohës që kanë qenë këtu kanë bërë kontaktet e duhura për të shtuar numrin e tyre. Ideja jonë është shumë e thjeshtë: të prezantojmë Shqipërinë te bota, sepse mendojmë që ka potencial.”
Përfaqësues të operatorit turistik thanë se Shqipëria ka potenciale për të sjellë në periudhën e jo pikut turistë nga perëndimi. Sipas tyre, kushtet e infrastrukturës dhe çmimet e larta, sidomos për fluturimet, janë problemet e vetme, por sipas austriakëve, gastronomia dhe mikpritja janë pikat më të forta që favorizojnë turizmin. Gaztetarë, të të përditshmeve më të njohura nga Viena, kanë realizuar turin e parë turistik në Shqipëri përmes këtij bashkëpunimi shqiptaro-austriak./tvklan.al