Spektakli Love Story në TV Klan ka arritur në javën e 13-të, teksa tashmë Saimiri dhe vajzat e mbetura kanë kaluar disa momente të këndshme bashkë.

Ai kishte zgjedhur që takimin e radhës ta kishte me Redonën, ku ndër të tjera folën për pasiguritë që kishin me njëri-tjetrin.

Redona: Po sikur të mbaronte emisioni tani, çfarë do bënim ne?

Saimiri: Avionit dhe direkt në Itali tek njerëzit e tu, se hallën e njoha. Ishte pozitive, si ti. Pastaj direkt për Gjermani, do të të merrja me vete.

Redona: Tani të plotësojmë atë puzzle që ti the se mungojnë disa pjesë, do bëjmë të pamundurën që t’i plotësojmë bashkë. 

Saimiri: Je gati ta mbarosh puzzle-in me mua?

Redona: Jam gati dhe tani jam 100% gati që ta mbarojmë, por të vazhdojmë të bëjmë puzzle të tjera, mos ta lëmë me një. Gjëja që më bëri të mendoj pak këto ditë është a ka Saimiri interes ndaj meje? Çfarë ndjen, a më mendon?

Saimiri: Ke qenë një vajzë që ke ditur të më bësh për vete, edhe me gjëra të vogla. Je një vajzë e përkryer!

Redona: Është gjë tjetër vlerësimi dhe është gjë tjetër ndjenja, dhe të shohim si do ndihesh ti tani.

Saimiri: Me katër takime është shumë vështirë ta njohësh një njeri aq mirë. Sigurisht që krijon një mendim, por për të marrë një vendim është vërtetë shumë pak.

Redona: Po mirë, më fto edhe nesër, pasnesër, më fto ti se vij unë. Mos e vrit mendjen!

Saimiri: Ke qenë ndonjëherë e dashuruar që të dish ta kuptosh si ndjenjë?

Redona: Jo. Ndaj unë nuk shprehem dot tani. Pëlqime ka pasur. Gjithë këto gjëra që kam bërë për ty, nuk i kam bërë për asnjeri dhe nuk i mohoj dhe jam e lumtur që i kam bërë sepse i kam ndjerë. Ndihem pak më mirë tani, i kam idetë pak më të qarta.

Saimiri: Për ne, gëzuar!/tvklan.al