Kanë kaluar dy javë nga arrestimi i presidentit të “Partizanit” dhe ende prokuroria nuk ka dalë publikisht për të saqruar se përse urdhëroi vënien e prangave për biznesmenin me një kauzë të dytë të dyshimtë si ajo e shpërdorimit të detyrës. Përkundrazi, shtypi ka paraqitur këto ditë të dhëna se në mënyrë tëë fshehtë po tentohet të bëhet presion mbi gjykatat që Albert Xhani të mbahet në burg. Nga ballafaqimi i deritanishëm i provave, nga deklarimet e prokurorit dhe nga senaca farsë në Gjykatën e Tiranës për të përcaktuar masën e arrestit duket qartë se pas arrestimit të Xhanit fshihen interesa krejt të tjera nga ato të mbrojtjes së ligjit. Këto interesa po shndërrojnë drejtësinë në një institucion qesharak ku gjyqatrët e së njëjtës gjyaktë për të njëjtën akuzë një herë të shpallin të pafajshëm dhe një herë të mbajnë në burg kjo, sepse prej kohësh drejtësia nuk vepron në bazë të provave, por në bazë të çmimit që caktohet për viktimën radhës.
Fatmir Braka: “Duke i prezantuar atij që ka të drejtën të marri avokat, çar do të thotë dhe një herë që ky vendim duhet të jetë i zbardhur dhe duhet të jetë i komunikuar të pandehurit, i cili do arrestohet, dhe aq më tepër avokatit mbrojtës, po deri më sot neve kemi marrë vetëm një vendim të themi të paplotësuar në kuptimin që s’është me ato vulat zyrtare të gjykatës. Arrestimi është i pa mbështetur në ligj dhe është tepër i nxituar.” /tvklan.al