Lajme Arkiva 2004

Ambasadori amerikan në Tiranë James Jeffrey ka takuar avokatin e popullit Ermir Dobjani. Jeffrey ka shprehur mbështetje për këtë institucion duke cilësuar të domosdoshëm ndërhyrjen si palë e tretë në problemet e qytetarëve  karshi shtetit.

Konkretisht është vlerësuar edhe kontributi i Avokatit të Popullit për rritjen e cilësisë së shërbimeve publike, duke vlerësuar edhe ndërhyrjen pas problemit me tarifat telefonike dhe të energjisë.”

Ermir Dobjani: “Vlerësoj paanësinë e institucionit dhe siguroj që do të kemi mbështetjen e tij dhe na përgëzoi për këtë punë dhe njëkohësisht kishte  besim të thoshte se priste që edhe në të  ardhmen ky institucion të vazhdonte”.

Në takim ambasadori amerikan ka cilësuar se pas kontakteve me faktorë të politikës shqiptare ka arritur në përfundimin se pavarësisht konfuzionit të krijuar si pasojë e retorikës së ardhshëm, faktorët politik dinë të gjejnë rrugën e zgjidhjes./tvklan.al