Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Avokati i Myrteza Çaushit, do të bëjë kallëzim për ndjekje penale ndaj komandatit Mikael Kone dhe Demir Humës, përgjegjësit e burgut të Fierit, ku vuan dënimin Zani. I autorizuar nga klienti i tij, avokati Fari Xhurxhi, akuzon dy drejtuesit, se bashkë me një grup policësh të maskuar, kanë hyrë në dhomën e izolimit në mesnatën e 31 Janarit dhe kanë keqtrajtuar të dënuarin.
Gjithnjë sipas avokatit rrahja ka ndodhur pasi në të njëjtën ditë Zani ka protestuar pasi të afërmit e tij nuk janë lejuar ta takojnë. Ndërkohë burime të drejtorisë së policisë së Fierit, të pyetur nga TV Klan për ngjarjen e 31 Janarit, e përgënjeshtrojnë faktin se Zani është rrahur nga uniformat blu./tvklan.al