Në 65-vjetorin e lindjes së tij, Kryegjyshi Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj përçoi mesazhin e madh të emancipimit, të ecjes ne traditat e besimit kombëtar, gërshetuar me sfidat e zhvillimit të shoqërisë së sotme.
Edmond Brahimaj, Kryegjyshi Botëror i bektashinjve: Këto figura të larta që njoha me zemrën time, dëshirën për të ndjekur rrugën e ndritur të bektashizmit. Kjo rrugë është rrugë e dashurisë e mirësisë, ku njeriu është qenia më e përkryer e kësaj bote dhe kjo na bën ne më të përgjegjshëm për punët dhe detyrat që marrin në këto kohë të vështira që po kalojmë.
Para të pranishmëve në ceremoninë e organizuar në Kryegjyshatën Botërore, Haxhi Dede Edmond Brahimaj tha se ka motivin për të mbajtur të hapur derën për çdo besimtar.
Edmond Brahimaj, Kryegjyshi Botëror i bektashinjve: Jemi të përkushtuar e besimplotë që çdo besimtar të gjejë portën e hapur e ngrotësi shpirtërore, të ndjehet krenar për besimin që e identifikon. Besoj, lutem dhe i kërkoj Zotit lart të vlerësojë çdo sfidë e të na ndihmojë në çdo pengesë, që sëbashku të mbajmë ndezur këtë ditë të së vërtetës.
Me këtë rast, për punën dhe kontributin e tij në çështjen e besimit, konsolidimit të tij, në vlerat kombëtare dhe ndërkombëtare, Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Mariglen Disha i dorëzoi Kryegjyshit Botëror titullin “Qytetar Nderi i Librazhdit”.
Të pranishmit u njohën me punën, veprën dhe jetën e Kryegjyshit Botëror Bektashian kushtuar rrugës së Zotit, nëpërmjet dokumentarit, “Baba Mondi, vazhdë në udhën e urtësisë së të parëve të tij, bektashizmi i sotëm, vizion perëndimor”.
Klan News