Lajme Arkiva 2003

Preng Bardhoku babai i shoferit të vrarë dje Gjovalin Ndreu së bashku me komisarin e policisë së Krujës Gani Malushi e konsideron vrasjen e djalit, të cilin e kishte falur që në moshën 14 muajshe dajës së tij si të pamoralshme dhe pa burrërore dhe në këtë kushte vrasja e djeshme nuk është e justifikuar ame kanun në emër të të cilit është kryer.

Preng Bardhoku: Ishte një vrasje për hakmarrje, për gjakmarrje tipike kanunore megjithëse unë nuk i kam pasur asnjë borxh. Sepse ma kanë marrë vajzën për nuse dhe ma kanë nxjerrë prostitutë në Itali. Më bën presion dhe shantazh për të tërhequr denoncimin, deri sa më detyruan të vras. Vrasja që kryen ata ishte e pamoralshme për dy arsye. Ishte e pamoralshme sepse në bazë të kanunit djali i falur nuk merret gjak dhe së dyti ishte e pamoralshme sepse shefi i komisariati që u plagos i ka shkuar në shtëpi dhe i kanë thënë se ne nuk kemi punë me ty.

 Megjithatë Bardhoku mendon se edhe shteti ka pjesën e vetë të fajit në gjithë këtë histori. Edhe pse ai ka lajmëruar disa herë autoritetet përkatëse, ato nuk kanë reaguar duke favorizuar në këtë mënyrë gjakmarrjen.

Preng Bardhoku Në vitin 2001, kur martova gocën, por edhe më vonë kam kërkuar vazhdimisht ndihmën e shtetit. Gjë të cilën e kam bërë edhe në datën 16 korrik duke i dërguar letër Prokurorit të Përgjithshëm, Ministrit të Rendit, Prokurorit të Rrethit dhe shefit të komisariatit të policisë në Mirditë, për një atentat të mbetur në tentativë për vrasjen time, por Policia Rajonale e rrethit të Mirditës dhe prokuroria e rrethit nuk u morën me këtë çështje sepse nuk ekzistonin prova. Dhe prova të mjaftueshme nuk kanë ekzistuar për Agim Pepën. Ai është denoncuar edhe nga vajza ime si organizatori dhe ideatori kryesor për nxjerrjen e vajzës në rrugë dhe megjithatë kjo akuzë ju hoq në gjykatën e Apelit, duke i lënë vetëm armëmbajtje pa leje, e përsëritur, i dënuar edhe më parë duke e dënuar me 9 muaj burg.

Rreth orës 16 të pasdites së sotme të afërm edhe familjarë të Gjovalin Ndreut i kanë dhënë atij lamtumirën e fundit. Lamtumirë në emër të një kanuni nenet e të cilit po shpërdorohen njëlloj siç shpërdorojnë prokurorët dhe gjykatësit nenet e kodit penal.

Pavarësisht kësaj Preng Bardhoku gjen forcë për të besuar të drejtësia, te shteti shqiptar i cili do të dijë t’u  tregojë  vendin vrasësve./tvklan.al