Këto janë pamjet e shpërthimit tragjik që la të vdekur 2 persona, babë e bir në Lushnjë dhe plagosi 6 të tjerë, mes tyre edhe deputetin socialist Bujar Çela.
Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e se premtes rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, pranë një kapanoni në ndërtim në pronësi të një biznesi.
Policia tha zyrtarisht se Roland Verçani, i njohur edhe me mbiemrin Hoxha, humbi jetën gjate drejtimit te vinçit ne momentin e transportimit të dy bombolave të oksigjenit. Gjatë zhvendosjes në lartësi ata prekën linjën e tensionit të lartë dhe shkaktuan shpërthimin e fuqishëm.
Se bashku me te ndodhej edhe i biri Elidon Hoxha. 24-vjeçari pësoi 90 përqind djegie në trup dhe humbi jetën gjatë transportimit me autoambulancë për në spitalin e Traumës në Tiranë.
“Dyshohet të ketë ndodhur një shpërthim i shkaktuar ndoshta për shkak të kontaktit me linjën e tensionit të lartë. Si pasojë e këtij kontakti dhe shkarkimit të rrymës së tensionit të lartë”, tha Balla.
Mjekët e spitalit të Traumës bën me dije se gjendja e deputetit Bujar Çela dhe të plagosurit tjetër Sokol Lumi 41 vjeç janë stabël, por kanë shumë lëndime.
Ndërsa katër të plagosurit e tjerë që pësuan më pak lëndime po marrim kurim në spitalin e Lushnjës.
Sakaq në vendin e ngjarjes mbërritën nga Tirana dhe edhe agjentë të anti-eksplozivit, për shkak të dyshimeve se bombola tjetër e oksigjenit nuk kishte shpërthyer dhe mund të përbënte një rrezik.
Këto janë pamjet e vinçit, i shkatërruar totalisht, teksa banesat dhe godinat përreth pësuan dëme të konsiderueshme nga shpërthimi i fortë, i cili sipas dëshmive është dëgjuar në të gjithë qytetin.
Policia dhe Prokuroria e Fierit janë duke kryer hetime mbi shpërthimin për shkaqet e tij dhe kushtet e punës.
Tv Klan