Teksa shprehu pëlqimin e saj për Cristiano Ronaldon, Amadea Goxhaj rrëfeu te “Kampionët” se ka pasur një histori dashurie me një nga djemtë e Kombëtares tonë. Ajo përmendi dy emra si më simpatikët e skuadrës, Armando Broja dhe Kristjan Asllani.
-Nga ky kampionat, cili është lojtari yt i preferuar? Ma zgjidh një, edhe nga Kombëtarja.
Amadea Goxhaj: Pak në siklet, unë e kam pasur një konflikt interesi.
-Ke pasur lidhje me një nga çunat e Kombëtares?
Amadea Goxhaj: Është diçka që i përket të shkuarës. Meqë po ma kërkon po ta them një emër, Broja është simpatik edhe Asllani… Pastaj ti e di se unë kam preferencën “baby face”.
/tvklan.al