Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është shprehur se brenda një kohe të shkrutër do të kenë gati një projekt të madh, rreth 40 milionë Euro financim për të pajisur 61 bashkitë e vendit me makinat e duhura zjarrfikëse.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ministri Balla ka deklaruar se kanë vendosur një sistem të të gjitha rekrutimeve që bëhen në shërbimin zjarrfikës.

Taulant Balla: Kemi vendosur një sistem të të gjitha rekrutimeve që bëhen në shërbimin zjarrfikës dhe ndërkohë që kemi vendosur dhe sistemin e gradave dhe po i marrim në Akademinë e Sigurisë për t’i trajnuar. Problemi më i madh që ka pasur shërbimi zjarrfikës dhe që ende e kemi është pajisja me infrastrukturën e nevojshme dhe që mund ta them që jemi në një fazë të mirë komunikimi me Bankën Botërore dhe me plot donatorë të tjerë me të cilët kemi filluar… Falë mbështetjes së kryeministrit, Ministrisë së Financave dhe Bankës Botërore, besoj se në një kohë të shkurtër do të kemi gati një projekt të madh, rreth 40 mln Euro për të pajisur 61 bashkitë me makinat e duhura zjarrfikëse.


/tvklan.al