Drejtuesi politik për diasporën, Taulant Balla ka vijuar dialogun me përfaqësues të komunitetit shqiptar të Greqisë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Balla ka shpërndarë pamje nga takimi me shqiptarët e Greqisë në Selanik, krahas së cilave ka shkruar se pjesëmarrja e diasporës në zgjedhjet e 2025-ës është një moment historik.
Balla shton se faza e re e mbështetjes për komunitetin shqiptar në Greqi ka hyrë në një fazë të re me hapat e hedhur për çështjen e pensioneve, të lehtësimit të lejeve të qëndrimit, programin e gjuhës shqipe “Mësues për Greqinë”.
“Selanik – Vijuam sot dialogun dhe bashkëpunimin me përfaqësues të komunitetit shqiptar të Greqisë “Partia Socialiste 2030” për “Shqipëria 2030”. Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhjet e 2025-ës është një moment historik. Kemi hyrë në një fazë të re të mbështetjes për komunitetin shqiptar në Greqi me hapat e hedhura për çështjen e pensioneve, të lehtësimit të lejeve të qëndrimit, programin e gjuhës shqipe “Mësues për Greqinë” etj”, shkruan Balla.
/tvklan.al