Ismail Morina, i njohur si Ballisti, aktualisht ndodhet në burg prej tre muajsh në Dubrovnik në Kroaci.

 Ai është duke pritur urdhrin e ekstradimit për në shtetin serb.

Teksa e ka apeluar vendimin, një lajm super i gëzueshëm ka mbërritur në jetën e tij.

Ballisti është bërë baba i një djali të cilit i ka vendosur emrin Flamur, në nder të aktit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, ku ngriti dronin me mbishkrimin Autochtonus.

Ismail (Ballist) Morina është i martuar me italianen Federika Lo Toro me profesion avokate dhe së bashku kanë dhe dy fëmijë të tjerë më të mëdhenj./Opinion.al