Bylis ka eliminuar Tiranën, në fazën e 1/8-ve në Kupën e Shqipërisë. Bardheblutë e kryeqytetit u mposhtën me përmbysje, me rezultatin 2-1, pas 120 minutave lojë.

Ekipi i Maganit e nisi ndeshjen shumë mirë, duke kaluar në avantazh pas 10 minutave lojë me Ernest. Megjithatë, pas kësaj kontrollin e lojës e morën ballshiotët.

Skuadra e Nevil Dedes barazoi shifrat me Markun në minutën e 22-të, rezultat me të cilin u mbyll koha e rregullt.

Në shtesë, Bylis ishte më kërkues dhe gjeti golin e fitores. Në minutën e 113-të, Flamur Ruçi realizoi golin e përmbysjes dhe të kualifikimit për në çerekfinalen e Kupës.

Një tjetër dështim për Tiranën, që përveç momentit të vështirë në kampionat, tani përballet edhe me një eliminim nga Kupa. /tvklan.al