Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Në ambientet e pallatit të Operës dhe Baletit është zhvilluar një ballo bamirësie, e titulluar “Balloja e Ali Pashait”. Kjo ballo është organizuar nga fondacioni “Fëmijët shqiptarë” me presidente zonjën Kara Rankar dhe TOB, me drejtoreshë zonjën Zana Çela. Qëllimi kryesor i kësaj balloje bamirësie është ndihma për fëmijët jetim të shtëpisë së fëmijëve në Sarandë, si dhe rinovimi i garderobës së Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore.
Kanë marrë pjesë në këtë ballo, personalitete të larta të politikës shqiptare, si Presidenti Rexhep Mejdani, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, si dhe mjaft personalitete të artit, kulturës dhe biznesit shqiptar. Kanë përshëndetur të pranishmit zonja Lidra Mejdani dhe zonja Kara Rankar. Gjithashtu për të pranishmit në ballo është organizuar edhe një minikoncert nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve, si dhe është organizuar një ankand me piktura të piktorëve të njohur si Alush Shima, Gazmend Leka etj./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora