Brenda katër muajve volumi i punimeve për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës ka arritur në 25%. Zv/kryeministrja Belinda Balluku gjatë inspektimit cilësoi si pozitive kryerjen e deritanishme të këtyre punimeve.
Balluku tha se me ndërtimin e rrugës Kashar-Lekaj si pjesë e Korridorit Blu do të ketë një lehtësim të trafikut rrugor.
Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullim e automjeteve mes kryeqytetit dhe qytetit bregdetar, veçanërisht gjatë sezonit veror.
Tv Klan