Punimet në lotin e parë të Unazës së Madhe të Tiranës, që lidhet me sheshin Shqiponja, janë në kulmin e tyre. Zv/kryeministrja Belinda Balluku gjatë inspektimeve në terren tha se loti i parë është pjesa më e komplikuar.
Pavarësisht se moti hera herës nuk ka qenë favorizues, Balluku rikonfirmon sërish se Unaza e Madhe do të jetë gati për qarkullimin e automjeteve me 31 Dhjetor.
Një nga veprat më të rëndësishme infrastrukturore të kryeqytetit ka një gjatësi prej afro 29 kilometrash.
Tv Klan