Në 100-vjetorin e lindjes së mjeshtrit të madh të gjuhës shqipe, profesor Eqrem Çabejt, akademikë të albanologjisë, studiues e gjuhëtarë nga Shqipëria e Kosova përkujtuan në konferencën shkencore të organizuar nga presidenti i vendit, veprën dhe kontributin e vyer të këtij korifeu.
Vepra e të madhit Çabej u vlerësua dhe nga presidenti Topi, i cili u kërkoi gjuhëtarëve pasurimin e standardit të gjuhës shqipe, të cilës profesor Çabej i kushtoi tërë jetën.
Bamir Topi: “Vepra e Eqrem Çabejt duke mbajtur vulën e kohës kur u shkrua mbetet aktuale edhe në ditët tona. Ajo mbetet aktuale kur forca regresive bën përpjekje për të shtrembëruar historinë e kombit shqiptar duke minimizuar përpjekjet e popullit tonë për liri dhe drejtësi shoqërore. Vepra e Çabejt mbetet aktuale në ditët e sotme kur nëpër libra, revista dhe gazeta po qarkullojnë shkrime gjithfarësh për origjinën e gjuhës shqipe që mbështetet në teza jo shkencore dhe nuk marrin parasysh themelet e gjuhësisë krahasimtare”.
100-vjetori i lindjes së profesor Eqrem Çabejt përkon edhe me 100-vjetorin e kongresit të manastirit të gjuhës shqipe./tvklan.al