Afati i hetimit të komisionit parlamentar për shpërdorimet në KESH i paraqitur nga opozita nuk mund të kufizohet nga mazhoranca. Ky hetim duhej shtrirë nga 1 janari i vitit 2002 deri në prillin e këtij viti. Këtë kërkesë të 5 deputetëve demokratë kryetari i grupit të djathtë parlamentar Bamir Topi e ka arsyetuar në bazë të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të datës 14 maj 2003.
Bamir Topi: “E drejta e pakicës për të disponuar mbi objektin e hetimit e kufizon kompetencën e shumicës për të ndryshuar këtë objekt pa pëlqimin e pakicës.”
Në mbledhjen e byrosë parlamentare partia socialiste ra dakord për ngritjen e komisionit hetimor për KESH-in. Por deputeti socialist Petro Koçi ka kërkuar që ky komision duhet të fillojë hetimin nga viti 1994. Ngritja e komisionit hetimor për KESH-in pritet të miratohet nesër në kuvend. /tvklan.al