Ata pleksin me një dinamizëm perfekt gjimnastikën shpirtërore, dancin, poezinë dhe pasionin, duke e shndërruar çdo skenë ku performojnë në një skenë mitologjike erosi.

Ardit Gjebrea, Sonila Meço: “Ata janë Kataklo”.

Kataklo, banda që çeli kampionatin botëror të futbollit në 1998 në Francë, Lojërat Olimpike të Sidney në vitin 2000 dhe ato të Torinos mbërriti edhe në kryeqytetin shqiptar për të çelur stinën italo-shqiptare, Itali dhe Shqipëria 2010, me lajtmotivin “Dy popuj, një Det një Miqësi”.

E krijuar nga ish-kampionia e atletikës ritmike Giulia Staccioli në vitin 1996, Kataklo në Pallatin e Kongreseve ishin të ftuar në spektaklin E Diela Shqiptare të Ardit Gjebres në Klan, ku realizuan një performancë të pazakontë të kësaj premiere.

Ardit Gjebrea: “Po ç’do të thotë Kataklo?

Giulia Staccioli: “Vjen  nga greqishtja e lashtë, që do të thotë unë kërcej duke u lidhur, aaa dhe duke u spërdredhur. Kataklo vendos së bashku këto tre pjesë, kështu që ka momente kërcimi dhe aksioni të cilat lidhen me aksionet fizike dhe akrobatike, dhe të tregosh, të tregosh dhe një histori, që ka dhe një dramaturgji, kjo është shumë e rëndësishme”.

Më pas Kataklo me premierën absolute Love Machine të frymëzuar nga ideja gjeniale e Leonardo Davinçi, se edhe makinat kanë shpirt, pasi një koncept i mirë dhe teknika e fortë kurrë s’mjaftojnë, pushtuan arenën e Pallatit të Kongreseve të mbushur si rrallë herë.

Gjithkund ku shkojnë nuk kërcejnë mbi të njëjtën ide, gjithkund një ide e re. Ky është çelësi që e bën të veçantë çdo shfaqe të kësaj bande, gjimnaz dhe kërcimtar danci nga vende të ndryshme të botës.

Një argument midis burrit dhe gruas, në një shfaqje që kalon tej tokësores nëpërmjet dritash si efekte të gjalla për të përçuar energji dhe kërcimi të pazgjidhur e një gjestikulacioni tërësisht gjeometrik, një kombinim ky përmes të cilit sollën edhe në kryeqytet atmosferën e një nate mes realitetit objektiv dhe imagjinatës sublime./tvklan.al

Gazetare: Irma Toptani