Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kredi emergjence prej 13.65 milion dollarësh nga Banka Boterore për riparimin e rrugës kryesore që lidh Detin Adriatik me qendër Portin e Durrësit, me Kosovën, si dhe rrugën kombëtare Berat- Çorovodë. Të dyja këto pjesë të dëmtuara nga kolonat e refugjatëve kosovarë të mjeteve që sillnin ndihma gjatë krizës kosovare.

Kjo kredi do të shlyhet për 40 vjet përfshi dhe periudhen e faljes prej 10 vjetësh. Shuma e kredive të Bankës Botërore për Shqipërin arrinë në 495 milion dollarë, për 34 projekte të saj. Komponentët që përfshin ky projekt punimesh emergjente ka për qëllim riparimin e 221 km rrugë.

Infrastruktura e rrugëve të Shqipërisë mbetet ende e mjerë që prej vitesh pavarësisht nga 3 projektet që Banka Botërore ka ndërmarrë në këtë sektor. Projekti për rrugët rurale që ka si synim përmirësimin e 12 mijë km rrugë, është ende në zbatim e sipër. Fondi për këto projekte tashmë është angazhuar.

Trafiku intensiv gjatë krizës kosovare i çoi këto rrugë të ideuara për një kapacitet 12 ton në gjendje kritike, duke humbur një pjesë e mirë e aslaftimit të tyre./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti