Sejko: Ekonomia në rritje, faktor konsumi dhe turizmi
Rënia e shpejtë e infalcionit ka vijuar ta mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë.
Në konferencën e përmuajshme, guvernatori Gent Sejko u shpreh se ekonomia po performon mirë e nxitur nga konsumi në rritje, duke mbajtur ende të pranishëm rrezikun nga inflacioni i importuar.
Sejko bëri të ditur se politika monetare mund të shkojë drejt uljes së normave të interesit në rast se ka tregues të stabilitetit të çmimeve.
Që nga Marsi i vitit 2022, kur filloi shtrëngimi i politikës monetare si një mekanizëm për të luftuar inflacionit, Banka e Shqipërisë e ka rritur normën bazë 6 herë nga niveli minimal historik 0.5%.
Tv Klan