Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Banka Italo-Shqiptare ka nxjerrë në shitje të gjitha aksionet e saj, ndër të cilat 40% janë shtetërore. Aksionerët e tjerë, Banka e Romës dhe BERZH do të shesin aksionet e tyre, pas ndryshimet që ka pësuar grupi i investitorëve italian. Aksionet shtetërore pritet të shiten përmes një tenderi të hapur ndërkombëtar, nëse aksionerët e tjerë nuk do të kenë interes për t’i blerë ato.

Kuvendi pritet të marrë së shpejti në shqyrtim projektligjin  për shitjen e aksioneve që shteti ka tek BIA, ndërkohë që shteti do të shesë gjithashtu edhe aksionet e fundit të tregut bankar, tek Banka e Bashkuar e Shqipërisë, ose ish-Banka Islamike. Sipas burimeve të Bankës Islamike, aksionerët e tjerë të kësaj banke, pritet të blejnë aksionet shtetërore të saj.

Me miratimin për shitjen e aksioneve shtetërore të këtyre dy bankave, shteti heq dorë në mënyrë përfundimtare nga pronësia mbi aksione bankare në treg./tvklan.al