Lajme Arkiva 2003

Banor i Bathores: Zoti Demeti a mund ta kemi sot një zgjidhje nga qeveria?

Arben Demeti: Ne këtu jemi një grup, ju e shikoni se përveç, meje është drejtori i përgjithshëm i policisë, është deputeti është drejtori i këshillit të qarkut, prefekti, përfaqësues të Ministrisë së Pushtetit Vendor. Përfaqësues të shëndetësisë, të Ministrisë së Rregullim Territorit të Energjetikës, tani ju duhet të jeni të ndërgjegjshëm që problemi juaj nuk është një problem i thjeshtë që mund të zgjidhet me një të rënë të lapsit. Vetë thoni se jeni 8000 familje, jeni rreth 40.000 banorë. 40000 banorë janë një qytet, i një qyteti që nuk është krijuar n breza në shekuj, por është krijuar për një dekadë.

Banor i Bathores: Kryetar të lutem ne po ikim, për ne rrugëzgjidhje është vetëm kryeministri i Shqipërisë./tvklan.al