Projektligji për legalizmin e zonave urbane, i cili është kaluar nga komisioni i ekonomisë, ende nuk është i qartë dhe nuk ka dhënë zgjidhje të pëlqyeshme për komunitetin. Është rënë në kompromis vetëm për sipërfaqen që do të legalizohet. Pavarsisht se ligji përcakton procedurat dhe hapat, por akoma tarifën, çmimi i diskutuar mes tyre ka sjellë reagim në komunitet.

Agim Cani: “Qytetarëve tu vihej ligji i vitit 1992 e shumëzuar me indeksin e çmimeve, gjë për të cilën do të ishte e përballueshme dhe këtu do të kishte dhe një mbetje nga këto fonde të caktuar për investime për zhvillimin urban të zonave informale. Ndodhemi të habitur me një çmim që thotë zëvendësministri zoti Lame deri në 50 dollarë për m2 në Bathore, gjë e cila është e papërballueshme. Qeveria ta dijë se gjithë qyetarët nuk kanë të paguajnë, të mendojnë edhe për kreditim për qytetarët që është një nga pikat që e kemi ngritur ne, të mendojnë edhe për zgjidhjen përfundimtare që pronari shtet të jetë pronari i tokës në zonat që do të legalizohen.”

Pavarsisht se çmimi përfundimtar dhe pikat e tjera presin miratim nga parlamenti, banorët i paraprijnë për ta ndryshuar këtë.

“Jo me çmimin që duan ata rreth 3-fishi, por me një çmim të arsyeshëm. Nuk themi pa taksë fare, por me një taksë të përshtatshme.”

“Ta harrojë qeveria Nano edhe qeveria kush vjen pas Nanos që ne nuk do t’i paguajamë, ne kërkojmë të jemi të barabartë në mes të barabartëve, do të thotë që gjitha pallatet që i ka ndërtuar në kohën e Partisë së Punës me atë çmim që kanë marrë gjithë popullsia edhe ne kërkojmë që të jemi të barabartë. Në qoftë se shteti nuk na bën,ne do ta bëjmë vetë me protesta.”

Kryebashkiaku Cani ndihet i pafuqishëm të mbajë protestën popullore.

Agim Cani: “Në qoftë se këto pika nuk realizohen, nuk mundemi të mbajmë ngarkesat e qytetarëve për lëvizjet e tyre demokratike në rrugë protestash.” /tvklan.al