Shumë banorë të Santorinit po marrin arratinë nga ishulli grek në jug të Egjeut, për shkak të lëkundjeve shumta të tokës që nuk po ndalen prej fundjavës.

Pas thirrjes së autoriteteve për evakuim, me qindra po marrin tragetet dhe po largohen për t’u strehuar përkohësisht në Athinë. Një pjesë e madhe e tyre janë emigrantë nga Shqipëria.

“Gjithçka është mbyllur. I gjithë ishulli është zbrazur. Po ikim në Athinë dhe pastaj do të shohim zhvillimet.”

Intensiteti i lëkundjeve të fuqishme u shtua këtë të martë. U numëruan të paktën 4 lëkundje të fuqishme të magnitudave mbi 4 të shkallës Rihter, më e fuqishmja 4.6.

Ekspertët presin që gjatë orëve në vazhdim aktiviteti sizmit të arrijë kulmin me tërmetin më të fuqishëm, përpara se situata të nisë të normalizohet dhe lëkundjet të rrallohen.

Qeveria greke ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe janë mbyllur të gjitha institucionet. Santorini i famshëm si destinacion turistik luksoz është krijuar si ishull nga aktiviteti vullnanik dhe tërmetet nuk janë të pazakonta, por lëkundje të tilla nuk ka patur që prej 70 vitesh.

Tv Klan