Lajme Arkiva 2003

Do të fillojnë përsëri protesta nëse brenda 3 ditësh qeveria nuk jep sinjale që po legalizohen trojet e banimit të bathores. Kryesia e protestës është mbledhur së fundmi për të analizuar se çfarë ka bërë deri më tani qeveria në përmbushje të premtimeve të dhëna pak ditë më parë për legalizim të banesave të mbi 40000 banorëve në Bathore.

Pas mbledhjes së fundit të KRT-së së republikës anëtarë të kryesisë së protestës presin sinjalin pozitiv nga shteti para se të rifillojnë protestat e ndërprera nga premtimet e dhëna .

Banor i Bathores: Kryesia e protestës së Bathores sot është, mbledhur për të ndjekur me vëmendje nëpërmjet medias të paktën vendimin e KRT-së së republikës të ditës së sotme për zonën Bathore. Që është tjetërsimi i tokës nga zonë urbane në zonë truall dhe që nesër komisioni do të caktojë një përfaqësi që do marri kontaktet e para me prefektin e Tiranës, me kryetarin e bashkisë, me këshillin e bashkisë, për këtë problem. Duke ndjekur këto sipas vendimit të shkruar. Në qoftë se sinjalet nuk do të jenë të mira nesër dhe nuk do të marrim miratimin përfundimisht edhe të shkruar në datën 11, ora 11:00 kryesia do të jap një konferencë shtypi dhe do të vendosë çfarë do të vendosi i gjithë populli i Bathores dhe jo vetëm kryesia sepse ndryshe protestat do i vazhdojmë edhe më tutje./tvklan.al