Barcelona ka bërë një hap të gabuar në rrugën drejt finales së Kupës së Mbretit për sezonin 2020-2021, teksa është mposhtur në takimin e parë gjysmëfinal 2-0 nga Sevilla.
Lionel Messi kishte mundësinë më të mirë për të gjetur golin, por hasi në reagimin mjaft të saktë nga portieri vendas. Atë që nuk e bëri Barcelona e bën mbrojtësi Kunde, që dribloi të gjithë për të kaluar në avantazh Seviljan.
Minutat e ardhshme sollën raste nga të dy skuadrat, por ato që u treguan të saktë ishin sërish vendasit, këtë herë me Rakitic. Mesfushori shënoi por nuk festoi, pasi më parë ka qënë pjesë e Barcelonës. Pas ndeshjes, trajneri Koeman identifikoi edhe arsyet e kësaj humbjeje.
“Lamë shumë hapësira tek goli i parë, jo vetme në mbrojtje, por nga mesfusha. Është pjesë e futbollit të gabosh. Ne të gjithë humbasim dhe të gjithë fitojmë së bashku”.
Me këtë fitore, Sevilja dërgoi në 6 numrin e takimeve radhazi pa pësuar gol mes kampionatit dhe Kupës, ndërkohë që në favor të Barcelonës është edhe ndeshja e kthimit, më 3 Mars në “Camp Now”.
Klan News