Barcelona mendon për të ardhmen. Klubi spanjoll po mendon për të blinduar dy yjet aktual të ekipit, për t’i ofruar rinovimin për të paktën deri në vitin 2030.
Bëhet fjalë për Pedri dhe Ronaldo Araujo, me dyshen katalanase që kanë gjasa për të qëndruar më gjatë në “Sportify Camp Nou”. Sipas asaj që raportohet në mediat spanjolle, Pedri dhe Araujo kanë rënë dakord të rinovojnë kontratat e tyre me Barcelonën dhe do të nënshkruajnë edhe për 5 vite.
Rinovimi i kontratës do të bëhet i ditur në ditët në vijim dhe do të nënshkruhet para përfundimit të afatit kalimtar të janarit.
Negociatat me Pedri-n të cilat kanë vazhduar prej muajsh, kanë qenë të thjeshta dhe janë zhvilluar me qetësi, ndërsa Deco-s iu desh të lëvizte shpejt për të mbyllin bisedimet me Araujo pasi Juventus ofroi 35 milionë Euro për uruguaianin.
Barcelona kërkon rreth 70 milionë Euro për kartonin e tij, diçka që mund të ulet vetëm në rast të një dëshire të mbrojtësit për tu larguar.
Përveç kësaj, rinovimet e kontratave për mbrojtësin e majtë Gerard Martin dhe Gavi janë gjithashtu në prag të përfundimit.
Barcelona dëshiron të nënshkruajë rinovimet e kontratave dhe të shohë ndikimin në kufirin e pagave të tyre përpara se të hyjë potencialisht në tregun e transferimeve, ku sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford mbetet objektiv.
Klan News