Tek Barcelona duket se janë të bindur se këtë sezon, tituli do të jetë shumë vështirë për t’u arritur. Klubi katalan shpreson më së shumti tek garat europiane. Ndoshta për këtë arsye kanë nisur të mendojnë për sezonin e ardhshëm.
Planifikimi do të nisë të marrë formë që prej merkatos së këtij Janari, kohë kur do të fillojnë të merren vendime. Një prej tyre, që tashmë i është komunikuar nga klubi Blaugrana drejtorit të tij sportiv, Deco, është se këtë verë do të duhet të ketë shitje të rëndësishme strategjike. Klubi ka buxhetuar një minimum prej 80 milionë Eurosh largime, por mund të jetë më shumë.
Tek Barça është e nevojshme të trajtohet një revolucion i ri, veçanërisht në disa pozicione, veçanërisht qëndërmbrojtja dhe mesfusha. Në këto dy pozicione do të ketë lojtarë të larguar. Klubi ka filluar të dëgjojë propozimet për disa lojtarë. Por duket se asgjë nuk do të ndodhë në merkaton e Janarit.
Si Deco, ashtu edhe Flick janë të qartë se është shumë e rëndësishme të mbahen të gjithë lojtarët përballë pamundësisë për të afruar të tjerë. Futbollistët që duket se janë projektuar për tu shitur janë Eric Garcia dhe Christensen. I pari ka oferta nga Premier League, ndërsa danezi ende nuk ka debutuar për shkak të një dëmtimi.
Edhe Frenkie de Jong duket se është drejt rrugës së largimit dhe kjo për shkak të pagesës shumë të lartë, duke qenë se nuk është pjesë e planeve të trajnerit, klubi spanjoll mirëpret kërkkesat e klubeve të tjera për të.
Tv Klan