Robert Lewandowski ka gjetur formën e dikurshme. Sulmuesi polak, po kalon një moment të artë me katalanasit, nën urdhrat e trajnerit Hansi Flick.
Duke parë formën e lojtarit, drejtuesit kanë bërë gati rinovimin e kontratës. Sulmuesi do të firmosë deri në qershor të vitit 2026.
Sipas raportimeve nga Spanja, rinovimi do të vijë pasi lojtari të ketë luajtur 50% të ndeshjeve këtë sezon, siç është përcaktuar edhe në kontratën e mëparshme.
Në 11 ndeshje të luajtura këtë sezon me katalanasit, Lewandowski numëron 12 gola të shënuar. /tvklan.al