Te Barcelona janë të përqëndruar për sfidën e radhës në kampionat ndaj Las Palmas. Objektivi i klubit është rikthimi te fitorja, ndërsa trajneri Flick ka marrë lajme të mira sa i përket rekuperimeve.
Pas dy ndeshjeve të fundit në La Liga, ku Barcelona nuk arriti të fitonte si ndaj Real Sociedad, ashtu edhe kundër Selta Vigos, për t’iu rikthyer sukseseve në kampionat, ekipi do të ketë ndihmën e Lamin Jamal.
‘Blaugranat’ dhanë shenja pozitive në suksesin në Ligën e Kampioneve kundër Brest, por shqetësim janë pikët në La Liga, pasi skuadra ka parë t’i ikin nga duart pesë pikë në dy sfidat e fundit në garën për titull.
Skuadra e Hansi Flick do të presë Las Palmas në “Estadi Olimpic” të shtunën, e kjo do të jetë sfida e tretë për katalanasit.
Ndryshimet në formacion janë të nevojshme, por sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, të gatshëm për teknikun gjerman do të jenë Lamin Jamal dhe Ferran Torres. I pari ishte rekuperuar nga një dëmtim në kavilje, ndërsa i dyti nga një tërheqjeje muskulore.
Torres në tetë takime në La Liga ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë dy asiste. Ndërsa Jamal në 12 sfida ka realizuar 5 herë dhe ka dhënë edhe 7 asiste.
Ndërkohë tekniku pret edhe rekuperimin e Ansu Fati, i cili pësoi tërheqje e sipas stafit mjekësor pritet që të jetë gati në mes të Dhjetorit.
Klan News