Vijon interpelanca mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe demokratit Gazment Bardhi, lidhur me skandalin e mbetjeve toksike. Bardhi deklaroi nga foltorja se kryeministri nuk i dha përgjigjie pyetjes kryesore për mbetjet, duke shtuar se eksporti i tyre është kryer pa autorizim nga vendi pritës.
“Ti nuk dhe përgjigjie për pyetjen ekzistenciale. Ku shkon kjo mbetje e rrezikshme? Kush e përpunon? 2800 ton “Kurumi ia ka shitur në dy muaj kompanisë “Sokolaj”. Ku kanë shkuar mbetjet, deri tani dijmë 800 ton që po kthehen nga Tajlanda në Portin e Durrësit. Gjysmën e fjalimit ia kishte shkruar Belinda, gjysmën Kumbaro dhe ky lexonte dhe ishte në kontradiktë. Jo zotëri nuk lejohet transporti, eksporti pa autorizim nga vendi pritës. Ti nuk kishte leje nga vendi pritës, prandaj në këtë procedurë përfshihet një autorizim nga Ministria e Mjedisit. Ke marrë ndonjë veprim ti kundër Kurumit?! Kësaj kompanisë “Sokolaj” ça i ke bërë ti kësaj, që e çon kokainën për miell? Si vjen e thua e kanë fajin ata? Nëse s’di ça duhet ik mor zotëri se nuk je për këtë punë!”
Përpos kësaj, kreu i grupit të PD ngriti akuza ndaj drejtorit aktual të Policisë Shkodër, duke e cilësuar si ‘personazh i lidhur me bandat kriminale’.
“E dija që ishe ekspert i inceneratorëve, por që ishe bërë ekspert i mbetjeve këtë s’ma kishte marrë mendja. Meqë fole se ia di mirë punëve të shtetit, e meqë na akuzove se të kemi baltosur te Rai, atje të thanë se je i lidhur me krimin e organizuar. Si ta quajnë drejtorin e Policisë Shkodër, ta them unë kush ta ka emëruar. Kodi Sky ECC, o vëlla ka llafe për atë mikun tënd ministër të Brendshëm, di gjë ti?! Po, por kam frikë se nuk e bën. Ndërhyn prapë, mua Mondi më duhet një dimër aty vëlla. Mondi në fakt është drejtori aktual i Policisë Shkodër që u emërua një muaj pas këtij ministrit në fjalë, përfaqësues i një prej bandave më të rrezikshme në vend. Për çfarë e akuzon ti opozitën?!
Ne po abuzojmë me të drejtën për të kërkuar ty llogari? Po patjetër që do japësh llogari. Kur zotrote i ke dorëzuar pushtetin, policinë e portin e Durrësit krimit të organizuar, përgjegjësia i mbetet opozitës. Ky nuk di asgjë, këtij ia hanë dardhat pas shpine, ky është i pafajshëm, fajin e ka opozita që e baltos dhe ky nuk ka asnjë shpjegim. Ju them me përgjegjësinë më të madhe qytetare dhe morale thotë ky, përveçse politike që Ilir Beqaj është sot ministri më i sulmuar si Tahiri që është i kryesulmuar, janë reformatorë. Kjo ishte deklarata dhe kur i dolën faktet se si njëri, si tjetri kishin abuzuar me detyrën, tha “di unë ç’kanë bërë ata?!”
/tvklan.al