Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi e ka një përgjigjie për kryeparlamentaren Elisa Spiropali. Fill, pasi kjo e fundit i shpjegoi opozitës përmes një shkrimi në Facebook konceptin e mosbindjes civile e që sipas saj nuk ka asnjë lidhje me aktet e dhunshme.
“Mosbindja civile nuk është t’i ulesh në gjunjë Pëllumb Gjokës. Na paska dhënë leksion nga burgu Pëllumb Gjoka përmes zyrës për shtyp të Kuvendit se cili është kuptimi filozofik i “mosbindjes civile”! Mosbindja civile në kuptimin e Pëllumbave në Kuvend është që krimi i organizuar të shpërfillë ligjin dhe të mbretërojë në çdo institucion! Por realisht, mosbindja civile nuk është t’i ulesh në gjunjë Pëllumb Gjokës! As krimit të organizuar!”, thotë Bardhi në postimin e tij në “X”.
Por realisht, mosbindja civile nuk është ti ulesh në gjunjë Pëllumb Gjokës! As krimit të organizuar! https://t.co/XxhRa4P0Wd
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) October 17, 2024
/tvklan.al