Lajme Arkiva 2003

Pas zgjedhjes së kryetarit të partisë dhe anëtarëve të rinj të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues, Partia Socialiste do të vendosë për ndryshimet në qeveri.

Sipas nënkryterit të grupit parlamentar Bardhyl Agasi do të ketë rikompozim të thellë në ekzekutiv,.

Bardhyl Agasi: Do të ketë një rikompozim pothuajse të plotë, mendoj unë. Të paktën të kemi një qeveri të sigurt të suksesshme, për ta çuar deri në fund mandatin tonë. Kur thamë pak më parë që kongresi do i jap zgjidhje këtij problemi, për punë 2-3 ditësh me siguri do përfundoj edhe procesi i votimit dhe është zgjedhja e kongresit të partisë dhe menjëherë do të jetë edhe lista e gatshme për ndryshimet në qeveri.

Problemi që shtrohet është se si do të veprojnë deputetët socialist të cilët kanë bllokuar deri më tani ndryshimet në qeveri. Me statutin e ri që miratoi kongresi i 6 i Partisë Socialiste.

Bardhyl Agasi: Në qoftë se do të ketë shokë nga grupi ynë parlamentarë që do të votojnë kundër pikërisht atyre parimeve themelore siç është miratimi i qeverisë u buxhetit etj, atë nuk mund ta pengonte askush.

Miratimi i ndryshimeve në qeveri lidhet edhe me përbërjen e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues i cili do shpallet të martën në mëngjes. Por sipas nënkryetarit të grupit parlamentar socialist duket se ky grup deputetësh rrezikon të mos bëjë pjesë në KPD-në e re.

Bardhyl Agasi: Për ta thënë hapur për shokët tanë që bëjnë pjesë në grupin e Metës, ka nga ata që pothuajse e kanë siguruar daljen e tyre, ka edhe nga ata që të paktën deri më tani rrezikohen për të qenë anëtarë të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues./tvkan.al