Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Partia Socialiste vlerëson protestën paqësore të opozitës, njëkohësisht merr në analizë fjalimet në miting, e vëren se zhargoni është i përsëritur, në protestën e sotme, sipas sekretarit të marrëdhënieve me publikun, nuk u dëgjuan kërkesa qytetare, por vetëm thirrje politike.
Bardhyl Agasi:- “Shqiptarët panë edhe njëherë liderët e partive opozitare, të merrnin fjalën njëri pas tjetrit, në sheshin “Skënderbej”, po me atë gjuhë, po me atë fjalor, po me atë zhargon politik, që kanë vite që e përdorin. Shqiptarët dëgjuan vetëm thirrje, fyerje, sharje për kreu e mazhorancës, politike dhe qeverinë e saj dhe nuk dëgjuan asnjë fjalë, si mund të ketë më shumë dritë, si mund të ketë më shumë rrugë, si mund të luftohen më mirë shfaqet e korrupsionit e të trafiqeve, nuk dëgjuan asnjë fjalë, e nuk u njohën me asnjë alternativë, për një integrim më të shpejtë në Bashkimin Europian dhe në NATO, nuk dëgjuan as edhe një fjalë të vetme për bashkim dhe bashkëpunim”.
Agasi e ka quajtur protestë të forcave politike opozitare të dështuara njëherë në vitin 1998, por nuk mohon pjesëmarrjen e lartë në të./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti