Lajme Arkiva 2004

Akuzat e Metës kundër qeverisë Nano janë edhe zëri i opozitës, to synojnë të prishin imazhin e Shqipërisë. Në këtë mënyrë i është përgjigjur sekretari i marrëdhënieve  me publikun në Partinë Socialiste, akuzave të fundit të Ilir Metës, i cili e  ka quajtur të dështuar qeverinë socialiste të kryesuar nga Fatos Nano.

Bardhyl Agasi: Më vjen keq edhe zoti Meta si dhe përfaqësues të tjerë të opozitën në vend kërkojnë të prishin imazhin e progresit në vend duke u munduar të shpifin dhe të gënjejnë faktorin ndërkombëtar se në këtë vend nuk ka stabilitet politik. Askush se ndalon zotin Meta dhe jo vetëm atë për të shkuar në bazë, por unë them se kjo tashmë është një gjë e provuar, sepse baza e partisë dha mbështetjen për qeverinë Nano në rrugën më demokratike./tvklan.al