Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Anulimin e tenderit nga Federata Shqiptare e Futbollit për ekskluzivitetin e transmetimit të ndeshjeve të kombëtares shqiptare, kryetari i komisionit të arsimit dhe kulturës e ka quajtur një skandal, pasi nuk ka pasur shkelje për ta shtyrë tender të tillë, por vetëm konflikt interesash. Sipas tij, përgjegjësi përveç federatës duhet të mbajë edhe ministria e Kulturës, si organizatore dhe menaxhuese e këtyre ndeshjeve.

Bardhyl Londo: “Mua më habit guximi, se si bëhen hapur në mes të ditës këto gjëra, në mënyrë kaq flagrante, sepse dihet që në fund të fundit tre janë televizione kombëtare, s’u paraqit njëri, ose s’u paraqitën dy të tjerët, automatikisht mbetet fitues tjetri, aq më tepër kur oferta e tij ishte më e lartë nga dyshemeja që kishte vënë FSHF. Unë mendoj që federata duhet ta shikojë me shumë përgjegjësi këtë punë, por nuk përjashtohet nga përgjegjësia Ministra e Kulturës dhe Sporteve, ajo nuk mund të bëjë sehir, nuk mund ta shfajësojë veten, ajo duhet ta shqyrtojë problemin me imtësi dhe të arrijë në një konkluzion, ka konflikte interesash mes palëve dhe fakti që drejtuesi i federatës është i lidhur me një televizion tjetër flet qartë për këtë”.

Ligji parashikon paraqitjen e televizioneve kombëtare, e ata që kishin interes dhe licencën e tillë janë paraqitur./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti