Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u bën thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në protestën e ardhshme të opozitës, më 21 Qershor. Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se data e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit do të jetë “varreza politike” e Kryeministrit Rama.
“30 Qershori është varreza politike e Edi Ramës, shokut të avdylajve dhe bandave të krimit. Shqiptarët janë ngritur në këmbë në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa. Boll më me Shqipërinë që duan vetëm ata! Tani është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve! Asnjë hap pas”, thotë Lulzim Basha.
Të premten, pas mbledhjes që Lulzim Basha zhvilloi me aleatët dhe forumet e Partisë Demokratike, u vendos që protesta e radhës e opozitës të jetë më 21 Qershor. /tvklan.al