Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka rikujtuar edhe njëherë angazhimin e tij për 110 mijë vende pune falë programit ekonomik të selisë blu.
Sipas kryedemokratit Basha krijimi i vendeve të punës është jetik për stabilitetin ekonomik.
“Krijimi i vendeve të punës është jetik për stabilitetin ekonomik dhe çelësi për njerëzit që të investojnë në veten e tyre dhe fëmijët e tyre”, shkruan Basha.
Ai thotë më tej se ka ardhur koha që të vijë një qeveri e re që të kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e saj./tvklan.al