“Para drejtësisë ata që dhunuan Kushtetutën dhe ligjin”
Kreu i opozitës, Lulzim Basha, duke i konsideruar nul farsën e 30 Qershorit, e cilësoi atë një masakër të Kushtetutës, të ligjit dhe të standardeve. “Farsa e 30 Qershorit është një grusht kriminal institucional i Edi Ramës për të pushtuar pushtetin vendor, për të shkatërruar KQZ-në dhe gjithë sistemin e administrimit të zgjedhjeve, përfshi Kolegjin Zgjedhor”– tha kreu i opozitës gjatë një takimi me strukturat e PD në Përmet.
Lideri i opozitës shprehu vendosmërinë për të nxjerrë para përgjegjësisë këdo që ka dhunuar Kushtetutën dhe ligjin në 30 Qershor.
“Të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij grushti kriminal institucional, me në krye ikonat e hajdutërisë dhe paligjshmërisë si Denarbibat që i shërbyen Edi Ramës për të dhunuar Kushtetutën dhe ligjin me 30 qershor, do të përgjigjen para drejtësisë për veprimet e tyre kriminale. Burgu i pret dhe nuk ka bandit e Bablok t’i shpëtojë ”, u shpreh Basha në Përmet.
“Burgu i pret dhe nuk ka bandit e Bablok t’i shpëtojë”, – u shpreh Basha gjatë takimeve edhe në Gjirokastër e Këlcyrë./tvklan.al