Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me drejtorin rajonal të Institutit Ndërkombëtar Republikan për Europën, Paul McCarthy.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha thotë se takimi ishte i frytshëm e u fol për krizën politike dhe intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit.

“Vlerat e perëndimit duhet të jenë udhërrëfyes për zgjidhjen e krizës dhe ndërtimin e një shteti modern”, shkruan Basha.

Takim shumë i frytshëm me z.Paul McCarthy, Drejtor i @IRIglobal për Europën me të cilin folēm për krizën politike & intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit. Vlerat e perëndimit duhet të jenë udhërrëfyes për zgjidhjen e krizës & ndërtimin e një shteti modern. pic.twitter.com/SDCnlR8wec— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) December 17, 2019

/tvklan.al