Një lokal i ri është hapur këtë muaj në Mitrovicën e Veriut. Shumë mysafirë kanë shijuar pijet dhe ëmbëlsirat e saj. Por jo të gjithë e frekuentojnë këtë biznes i cili udhëhiqet nga shqiptarët. Serbët e veriut refuzojnë të frekuentojnë këtë lokal.

Një video e postuar në Gusht në një kanal Telegram të popullarizuar nga serbët, e parë mijëra herë, bën thirrje që kafeneja të bojkotohet pasi të hapet, sepse është në pjesën veriore të qytetit të mbizotëruar nga serbët.

Një supermarket i drejtuar nga shqiptarët aty pranë, i theksuar gjithashtu në video, ka pasur trajtim të ngjashëm, tha një punëtor atje.

“Ne, d.m.th., unë nuk po hyj, nuk di për të tjerët. Ajo që mendoj është – ajo (Mitrovica e Veriut) është ende e jona, kështu që po shmang të hyj në dyqanet e tyre, në ato që i kanë hapur”, tha Ognen Zravkoviç, banor lokal.

“Mendoj se (serbët vendas që nuk shkojnë në biznese me pronësi shqiptare) është për shkak të frikës, me sa di unë, është e vështirë për ta (serbët vendas) të hyjnë sepse njerëzit kanë një mendim të keq nga përvojat e mëparshme, kështu që është për shkak të kësaj”, tha Zoran Periç, banor lokal.

“Epo, nuk kam asgjë kundër dyqaneve shqiptare, thjesht dua të mbështes njerëzit që jetojnë këtu, njerëzit me të cilët jam i afërt. Ata kanë nevojë për të (përkrahjen) padyshim. Ata e gjejnë veten në vështirësi në ditët e sotme“, tha Stefan Vukoviç, student nga Beogradi në Mitrovicën e Veriut.

Nuk ka asnjë ligj që rregullon se kush mund të krijojë një biznes ku, ndonëse pronarët e dyqaneve në përgjithësi kanë qëndruar në komunitetet e tyre etnike në veriun e dominuar nga serbët ose në jug të shqiptarëve.

Por qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka inkurajuar ndërmarrjet shqiptare që të lëvizin në veri, dhe ai ndonjëherë viziton zonën nën masa të rrepta sigurie për të ngrënë në restorantet shqiptare. Kurti thotë se dëshiron të bashkojë komunitetet.

Dhunë dhe tensione ka pasur vazhdimisht në Mitrovicë që kur ajo u nda etnikisht pas luftës së Kosovës të vitit 1999, pasi serbët u larguan nga Kosova jugore dhe u përqendruan në veri dhe shqiptarët u zhvendosën në jug.

Tashmë, 25 vjet më vonë, marrëdhëniet në qytet po përkeqësohen përsëri, thanë banorët, zyrtarët dhe pronarët e dyqaneve, në kohën e deklarimeve dhe përpjekjeve për të rihapur urën e Ibrit që ndan shqiptarët dhe serbët.

“Serbia dëshiron ta mbajë të mbyllur urën në Mitrovicë sepse duan të mbajnë gjallë ëndrrën e tyre për ndarjen e Kosovës. Ata duan ta kthejnë (lumin) Ibër në një kufi të ri. Kjo nuk do të ndodhë. Megjithatë, ata e kanë gjetur disa partnerë në kërkimin e tyre, edhe në Perëndim, nga shqetësimi i tepërt dhe nga frika se disa nga diplomatët perëndimorë kanë se destabilizimi mund të përsëritet”, tha Kurti.

Tensionet dolën në pah muajin e kaluar kur Kurti tha se donte të rihapte urën e Mitrovicës që kalon Ibrin dhe lidh komunitetet.

Ura ishte epiqendra e përleshjeve të pasluftës që nga viti 2000 dhe që nga ajo kohë ka qenë kryesisht e mbyllur për trafikun rrugor.

Pavarësia e Kosovës me shumicë etnike shqiptare erdhi në vitin 2008, pothuajse një dekadë pas një kryengritjeje kundër sundimit serb. Megjithatë, tensionet vazhdojnë kryesisht në veri, ku minoriteti serb refuzon të njohë shtetësinë e Kosovës dhe ende e sheh Beogradin si kryeqytetin e tyre.

Trupat e NATOS-s në Kosovës, (KFOR), ende vazhdojnë të jenë prezente mbi urë.

Situata shqetëson zyrtarët dhe paqeruajtësit perëndimorë, të cilët kanë frikë se problemet në Mitrovicë mund të nxisin tensione më të gjera midis Serbisë dhe Kosovës, ashtu si të dyja po shqyrtohen për anëtarësim në Bashkimin Evropian – me kusht që të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre.

Klan News