Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë një grua 36 vjeç e quajtur Lindita. Jeta e saj ka qenë shumë e vështirë dhe që në moshë 15 vjeç është përballur me dhunë psikologjike dhe fizike nga bashkëshorti që i gjeti familja me shkuesi. Pasi u martua, Lindita keqtrajtohej nga burri dhe familja e tij, e kishin izoluar në një dhomë dhe rrinte e vetme.
Kështu ajo vendosi të largohej tek shtëpia e prindërve, por djali i porsalindur filloi të kishe probleme me shëndetin. Ai po rritej në një ambient me tym duhani ku bashkëshorti dhe xhaxhai pinin cigare brenda në dhomën. Kështu Lindita për 1 vit rresht ka qëndruar më shumë në spital sesa në shtëpi për të kuruar djalin.
Mirela Milori: Ti kthehesh në shtëpinë tënde me fëmijën apo jo?
Lindita: Po mora djalin dhe ika pa i thënë asgjë sepse kisha frikë që do më mbanin djalin dhe do më nxirrnin mua. Këtu e ishte e gjithë loja që të mbanin fëmijën dhe të më largonin mua.
Mirela Milori: Ti u ktheve në shtëpi dhe aty pate probleme sepse nuk të pranonin me djalin?
Lindita: Nuk më përkrahën për asnjë lloj arsye.
Mirela Milori: Nga se vuante djali që ishte i sëmurë?
Lindita: I filluan problemet që atje sepse ata e pinin duhanin shumë e pinin mes dhome dhe që atje filloi problemet me mushkëritë. Kjo iu bë kronike, i ftohur, me temperaturë. Gjatë një viti kam ndenjur 10 ditë në spital 10 ditë në shtëpi. Tek prindërit kam ndenjur vetëm 4 muaj dhe më pas nuk më pranuan më. Më thoshin të lë djalin që të më pranonin.
Mirela Milori: Ti çfarë vendim more?
Lindita: Unë isha në spital kur më erdhi mami e më tha kështu, kështu. Unë i thashë do ju braktis juve dhe fëmijën nuk e braktis. Vjen gjyshi i mamit më mban 7-8 muaj a 1 vit. Po edhe aty skandaloze, kishte frikë të qeshte ai fëmijë, kishte frikë të kërkonte diçka, kisha frikë t’i blija diçka. Nuk kisha dhe lekë t’i blija diçka atij fëmije. Gjyshi nuk e donte sepse i dukeshe sikur do i merrte pronat atij. Edhe opinioni i vriste shumë, as vaksinat nuk më linin t’ja bëja. Pasi jam martuar këtu ia kam bërë vaksinat. /tvklan.al